Kushtetuesja ndalon veprimet e Presidentes dhe Kuvendit deri më 31 mars

Share

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Masa e përkohshme vlen nga data 9 e deri më 31 mars, që ia ndalon Kuvendit dhe Presidentes çdo veprim deri me këtë datë.

Ky vendim vjen pasi kryeministri Albin Kurti, e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes të premten e kaluar për ta shpërndarë Kuvendin.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 9 mars 2026, njëzëri VENDOS I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetuese. 

Të ngjashme: