Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Gjilani, sfidë kjo që po zhvillohet në stadiumin me bar sintetik.
Të parët në ndeshje shënuan mysafirët kurse “ujqit” barazuan me anë të sulmuesit Ade Oguns.
Dueli është i vlefshëm për xhiron e 23-të të Albi Superligës së Kosovës në futboll.

