Dy shqiptarë ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë, kërkoheshin përmes Interpol-it

Share

Sot, dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i lëndëve narkotike” dhe “vjedhje e rëndë”.

Ata ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, në bazë të urdhrit të lëshuar nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme: