Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton konsumatorët e rrugës së Elbasanit se më datë 09.03.2026, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.
Sipas njoftimit, ndërprerja është për shkak të punimeve teknike në terren, të cilat bëhen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
“Konsumatorët e rrugës së ‘Elbasanit’ do të furnizohen sërish me ujë duke filluar nga ora 16:00. Faleminderit për mirëkutimin tuaj”, thuhet në njoftim.
KRU “Bifurkacioni” Sh.A siguron qytetarët se punimet bëhen me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe furnizimin më të qëndrueshëm me ujë të pijes

