U pyet për deklaratën e Rashiqit, Kurti: Ka folur tashmë zëdhënësi im dhe vet ministri

Share

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, që të dielën ka thënë se Kurti vendosi t’ia japë Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Kurti pasi mori pjesë në ngjarjen ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas ka thënë shkurt se për këtë ka folur vet ministri Nenad Rashiq si dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Ka folur tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, ka thënë shkurt Kurti.

Të ngjashme: