Kanosje në Ferizaj, intervistohen katër të dyshuar, sekuestrohen 3 pistoleta dhe 73 fishekë

Share

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rast të kanosjes.

Ata janë intervistuar nga Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të shtetit në cilësinë e të dyshuarve.

Hetuesit policorë kanë siguruar një video-incizim dhe një audio-incizim që lidhen me rastin e të cilat i janë përcjellë prokurorit të shtetit si prova materiale.

Tek i dyshuari E.F. (30-vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57-vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë.

Për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme: