Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së, Gazmend Bytyçi, qyteti ynë nderoi ata që shkëlqyen në fushën e sportit gjatë vitit 2025.
Mirënjohje Post Mortum
Me respekt të veçantë u nderua kujtimi i atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin tonë:
• Feriz Parllaku – për kontributin e madh në sport
• Isuf Beqiri – për kontributin e madh në sport
Sporti pa Limite (Aftësitë e Kufizuara)
• Shoqata e të Verbërve – pjesëmarrës në Kampionatin Evropian
• Klubi “Hendifer” – në sportin Boccia, Hetem Reqica dhe Blerina Murtezi, kampionë të Kosovës
• Shoqata “Handikos” – për organizimin e turneut (Enver Kosumi)
Sportistët e Vitit 2025 – Kategoritë Kryesore
• Sportistja e Vitit (Senior): Behije Mustafa (KK “Sharri”) – nënkampione e Evropës
• Pionieri i Vitit: Arion Krasniqi (KPP “Gani Maloku”)
• Kadeti i Vitit: Shkëmb Reqica (Not)
• Juniori i Vitit: Lijana Iseni (Karate)
Shtyllat e Suksesit
• Mjeku Sportiv i Vitit: Dr. Florent Dauti
• Punëtorët Sportivë: Gent Sylejmani (KH “Kastrioti”) & Fitim Krasniqi (TTC “Ferizaj”)
• Trajnerët e Vitit: Edon Ibrahimi (Kategoria Kolektive) & Shemsi Shaqiri (Kategoria Individuale)
• Pedagogu i Vitit: Bashkim Thaqi
• Shoqata e Vitit: Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit
• Ekipi i Vitit: KV “Fer Vollej”
Në fund u prezenatua edhe raporti i punës i sektorit të sportit në Ferizaj.











