Ferizaj, 25.10.2025
Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të detyrave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, ka ndëshkuar dy shoferë të cilët kishin arritur kufirin maksimal të pikëve negative të lejuara me ligj.
Shoferi A.S. (26 vjeç) është ndëshkuar me masën mbrojtëse – ndalim i ngasjes së automjetit për 12 muaj, pasi për dy kundërvajtje të kryera në komunikacion kishte arritur gjithsej 10 pikë negative.
Ndërsa shoferi F.Z. (27 vjeç) është ndëshkuar me të njëjtën masë mbrojtëse – ndalim i ngasjes së automjetit për 12 muaj, pasi për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion kishte arritur 9 pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë normat dhe rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së jetës dhe pronës në komunikacion.
Po ashtu, policia inkurajon qytetarët që çdo kundërvajtje të shkaktuar në trafik ta raportojnë në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.
Të gjitha të dhënat e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë
Must Read


