15,10,2025

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Must Read

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues në çështjen penale kundër të akuzuarve S.Sh., A.D., B.H., S.Z., F.D., M.Y., A.D., H.I., S.Y., S.D. dhe M.Sh. për shkak të veprës penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.

Trupi gjykues, me kryetarin e trupit gjykues Ilir Bytyqi, pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet të të akuzuarve dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shpallur Aktgjykimin dhe të akuzuarve i`u ka shqiptuar dënim me burgim si në vijim: 

Të akuzuarit: S.Sh., dhe A.D., secilit veç e veç dënim me burg efektiv në kohëzgjatje nga pesë (5) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. 

Të akuzuarin: Z.S., dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. 

Të akuzuarin: S.Y., dënim me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. 

Të akuzuarit: F.D., M.Y, A.D dhe H.I., secilin veç e veç dënim me burg në kohëzgjatje prej nga katër (4) vjet dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej nga tremijë (3000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.

Të akuzuarin: B.H., dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë (3000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. 

Të akuzuarit: S.D. dhe M.Sh., secilin veç e veç dënim me burg në kohëzgjatje prej nga tri (3) vjet dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej nga dymijë (2000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.

Të akuzuarve S.Sh. dhe A.D., në dënimin e shqiptuar u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arresti shtëpiak nga data e caktimit 15.02.2022 deri me 14.10.2025, me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa. 

Të akuzuarve: S.Z., F.D., A.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y., u llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 15.05.2022, ndërsa u vazhdohet masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Të akuzuarit S.Sh., A.D., B.H., S.Z., F.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y janë fajtor sepse: 

Nga muaji prill 2022 deri në 23 maj 2022, fillimisht të pandehurit S.Sh., A.D., S.Z., dhe S.Y., e organizojnë transportin e lëndës së parë për prodhimin e heroinës (ham) nga Irani në Tukri dhe Greqi, pastaj në Maçedoni Veriore deri në destinacion në një depo në rrugën “A.B.”  në Ferizaj, ku lëndën e parë i vendosin në thasë të çajit të zi, pastaj e ndërtojnë laboratorin në shtëpinë e B., në fshatin F., Komuna Shtërrpcë, ku i sigurojnë të pandehurit H.I., F.D., M.Y., dhe A.D., që të vijnë nga Turkia në Kosovë për të prodhuar heroinën në laborator që kishin ndërtuar, në këtë mënyrë që me datë 18 maj 2022 kanë filluar procesin e prodhimit të heroinës, ndërsa me datë 20 maj 2022 e kanë ndërpre prodhimin pasi kanë kuptuar se policia është duke i hetuar dhe për këtë arsyeje e bartin pjesën e heroinës të cilën e kishin prodhuar dhe pjesën e heroinës të pa përpunuar në shtëpinë e M.Sh., në fshatin V., Komuna  Ferizaj, në mënyrë që ta presin ardhjen e Z.S., dhe S.Y., në Kosovë, derisa me datë 21 maj 2022, këta dy të fundit takohen me S.Sh., A.D., dhe A.D., lidhur me organizimin për prodhimin e pjesës së papërpunuar të heroinës, pas këtij takimi F.D., M.Y., dhe A.D., dërgohen në shtëpinë e M. ku kanë rifilluar prodhimin e lëndës narkotike të heroinës së papërpunuar deri sa me datë 23 maj 2022 policia regjionale e antidrogës në shtëpinë e M., gjejnë sasinë e heroinës në peshë prej 67.5 kg. të përpunuar dhe paketuar dhe 25.5 të papërpunuar, ndërsa me datë 30.08.2022 në një shtëpi të pa banuar në fshatin D., Komuna Ferizaj gjejnë edhe 25.5 kilogram morfin dhe kodein.  

me çka kanë kryer veprën penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

I akuzuar S.D., është fajtor, sepse: 

Me dashje dhe dijeni të aktivitetit kriminal që kryhej nga 27 prill 2022 deri në 23 maj 2022, ka ofruar ndihmë logjistike në procesi e prodhimit të heroinës, duke u përkujdesur që të gjejë depon ku fillimisht janë vendosur thasët me çajë në të

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img