17,08,2025

“Ne Mundemi” publikon listën e kandidatëve për Asamble Komunale në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 16.08.2025
Subjekti politik “Ne Mundemi” ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Në njoftimin e këtij subjekti, lista është përshkruar si një kombinim i energjinë së gjeneratave të reja dhe përvojës së atyre që kanë dhënë kontribut për qytetin, duke ofruar një përfaqësim të balancuar mes burrave e grave, si dhe profesionistëve nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike e arsimore.

“Ekipi ynë është i balancuar, i drejtë dhe i gatshëm të punojë për çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo familje të Ferizajt. Kjo nuk është thjesht një listë, është Ferizaj i së ardhmes – lista e njerëzve që dëgjojnë, veprojnë dhe nuk ndalen”, thuhet në deklaratën e subjektit “Ne Mundemi”.

Lista e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt nga Ne Mundemi:

  1. Balton Dërguti
  2. Habib Krosa
  3. Dashurije Balija
  4. Fisnik Nazifi
  5. Mentor Hajdini
  6. Doruntinë Azizi
  7. Flamur Sadiku
  8. Gazmend Rexhepi
  9. Jehona Esati
  10. Denis Rashiti
  11. Rizah Ademi
  12. Florentina Bytyqi-Zymberi
  13. Besart Nuhaj
  14. Ramize Grainca
  15. Laura Firza
  16. Adnan Hyseni
  17. Naim Gashi
  18. Blerina Gurgurovci
  19. Avni Nuhaj
  20. Blearta Jairi
  21. Melika Salihu
  22. Edmond Ahmeti
  23. Bulëz Rexhepi
  24. Doruntina Sojeva
  25. Benit Kçiku
  26. Kadrie Ramadani
  27. Lauresa Loku
  28. Skyfter Kurtaliqi
  29. Diellza Rexhepi
  30. Fejz Rexhepi
  31. Shpresa Beqiri

Me këtë listë, “Ne Mundemi” synon të ofrojë një ekip përfaqësues të qytetarëve të Ferizajt, duke e parë pjesëmarrjen qytetare dhe diversitetin shoqëror si vlerë themelore në ndërtimin e politikave lokale.

Sipas këtij subjekti, synimi është të krijohet një Kuvend Komunal funksional, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kjo është lista e kandidatëve nga LVV për Kuvendin e Ferizajt

Ferizaj, 16.08.2025Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img