17,08,2025

Ferizaj shpërndan makineri dhe pajisje për “Ambientin”

Must Read

Ferizaj, 16 gusht 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë sot makineri dhe pajisje të reja për Ndërmarrjen Publike “Ambienti”. Ky hap është bërë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës dhe Drejtorisë së Bujqësisë, me synim rritjen e kapaciteteve teknike të ndërmarrjes.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative për mirëmbajtjen e qytetit:

“Shpërndamë sot makineri dhe pajisje për Ndërmarrjen ‘Ambienti’, si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Bujqësisë, përmes së cilës shtohen kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta, eliminimin e mbeturinave si dhe kujdesin për qentë endacak.”

Nga ana tjetër, drejtori i “Ambientit”, Arton Gavazi, u shpreh mirënjohës për këtë mbështetje, duke theksuar se kjo ndihmon në përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve publike:

“Sot u bë shpërndarja e makinerive dhe pajisjeve të reja për Ndërmarrjen ‘Ambienti’, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Bujqësisë. Kjo nismë rrit ndjeshëm kapacitetet tona teknike për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta, eliminimin e mbeturinave dhe kujdesin për qentë endacak. Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe Drejtorin e Bujqësisë, Burim Bajrami, për kontributin e tyre në realizimin e kësaj iniciative – për një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më të gjelbër për qytetarët tanë.”

Me këtë shpërndarje, Komuna e Ferizajt synon të rrisë cilësinë e shërbimeve komunale, duke përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kjo është lista e kandidatëve nga LVV për Kuvendin e Ferizajt

Ferizaj, 16.08.2025Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img