15,08,2025

Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë, shkaku i zjarrit

Must Read

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoj se është mbyllur pika kufitare e Glloboqicës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut për shkak të përhapjes së zjarreve.

Kjo qendër tha se janë njoftuar nga pala maqedonase se zjarr i madh është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë  dhe se për shkak të rrezikut është ndërmarrë masa.

“Ju njoftojmë se rreth orës 15:40, nga pala Maqedone jemi njoftuar, që për shkak të zjarrit te madh që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë  dhe rrezikut nga zjarret, me urdhër  të Ministrisë së Punëve  të Brendshme dhe shtabit të krizave të Republikës së Maqedonisë Veriore është mbyllur kufiri RKS-RMV në PKK Glloboqicë”, thuhet në njoftim

Banor të zonës kufitare bëjnë të ditur se zjarret kanë kalua edhe në pjesën e fshatit Gorancë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img