15,08,2025

“Valle dhe doke nga Austria” – Ferizaj mirëpret ansamblin tradicional nga Steiermark i Austrisë

Must Read

Ferizaj, 14 gusht 2025 – Aktiviteti kulturor “Valle dhe doke nga Austria” u mbajt sot në Komunën e Ferizajt si pjesë përmbyllëse e manifestimit “Ditët e Mërgatës”, duke sjellë në skenë një ansambël tradicional nga landa federale e Austrisë – Steiermark.

Shefi i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, z. Sabri Pajaziti, tha se ky aktivitet ka rëndësi të veçantë për qytetin, pasi për herë të parë u përformua nga një grup i tillë austriak në Ferizaj.
“Ky ansambël paraqet një vlerë kulturore dhe padyshim që për ne, për qytetin e Ferizajt, është kënaqësi që ky grup na viziton. Kjo është përformanca e tyre e parë këtu, falë organizatorit të kësaj ngjarjeje Naim Sadikut. Shpresoj që ky aktivitet të shërbejë si një moment ndërlidhës për bashkëpunime të ardhshme kulturore, pasi që ne edhe kemi filluar që përveç aktiviteteve tradicionale tona t’i përfshijmë edhe ato ndërkombëtare në mënyrë që t’i japim një kolorit manifestimit edhe me aktivitete ndërkombëtare siç është ky i sotëm”
theksoi Pajaziti.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe organizatori z. Naim Sadiku, i cili përfaqëson Shoqatën Internacionale nga Steiermark-u i Austrisë që ka kryeqytet Graz. Ai shpjegoi se grupi “Floningen”, që ka një histori gati 100-vjeçare, po qëndron për herë të dytë në Kosovë, me një bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor ndërmjet dy vendeve.

“Shoqata që udhëheq ka bashkëpunim të ngushtë me grupin ‘Floningen’, të cilin e sjellim për herë të dytë në Kosovë. Për herë të parë kemi qenë në festivalin e Klinës, kurse tani jemi të ftuar nga Shoqata ‘Anamorava’ në festivalin e Vitisë. Gjatë këtij turneu kemi vizituar Lipjanin, Ferizajn dhe në fund do të jemi në Viti. Grupi është ndarë shumë i kënaqur me mikpritjen në çdo qytet”, u shpreh Sadiku.

Ansambli austriak përformoi me valle tradicionale të rajonit të tyre, duke sjellë para publikut një pasqyrë të pasur të kulturës së Steiermark-ut. Kjo ngjarje vlerësohet si një hap i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e jetës kulturore në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img