Sot në Ferizaj, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar të Komunës, Enver Haliti, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LVV-së Alim Rama, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, deputetët Valon Ramadani dhe Adelina Grainca, ish-deputetët Alban Bajrami dhe Shqipe Metaj-Isufi, Zëvendësministri Vigan Qorolli, si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave drejtuese të subjektit politik në Ferizaj.

Gjatë prezantimit, u theksua përvoja dhe angazhimi i Halitit në fushën publike, si dhe vizioni i tij për zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit dhe kulturës në komunë.
Zgjedhjet lokale në Ferizaj pritet të mbahen më 12 tetor 2025.