29,07,2025

Vdes 27 vjeçari në vendin e punës dhe një tjetër lëndohet

Must Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.
Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në vendin e punës.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.
Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt, tha se derisa viktimat kishin qenë duke punuar është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi).

“Dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, deklaroi Veseli.

Veseli theksoi se rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Mësohet se viktima që humbi jetën është 27 vjeçari Triumf Islami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj mikpret kulturat e botës në Festivalin Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”

Ferizaj, 28 korrik 2025 – Sheshi qendror i Ferizajt u shndërrua në një mozaik kulturor gjatë mbajtjes së edicionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img