27,07,2025

Besim Ilazi: Me plot bindje dhe përgjegjësi – Sabedin Vishi do të jetë Kryetari i ardhshëm i Kaçanikut

Must Read

Kaçanik, 26 Korrik 2025

Kryetari aktual i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të komunës për zgjedhjet e ardhshme lokale të profesor Sabedin Vishit, duke e cilësuar atë si liderin e ri që do të vazhdojë rrugën e zhvillimit të qytetit.

Në një deklaratë publike, Ilazi ka theksuar se me bindje dhe përgjegjësi të plotë, beson se Sabedin Vishi do të jetë kryetari i ardhshëm i Kaçanikut. Ai ka vënë në pah përvojën politike dhe integritetin e lartë të Vishit, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre mbi një dekadë ka qenë i mbështetur në parime të forta të qeverisjes.

“Jo rastësisht kemi vendosur që ky personalitet të jetë nën udhëheqjen e komunës sonë për mandatin e ardhshëm qeverisës. Bashkëpunimi jonë fillimisht si anëtar i Kuvendit Komunal, Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – dega në Kaçanik e më pas si Nënkryetar Komune, ka qenë i përkthyer në punë e përkushtim pa skandale, me etikë dhe respekt ndaj qytetarëve”, u shpreh Ilazi.

Ai vlerësoi se Sabedin Vishi përfaqëson brezin e ri të politikanëve që duan të bëjnë më shumë për vendin dhe qytetarët e tyre.

“Ndjehem i lumtur që punën e madhe të cilën e kemi bërë për 4 mandate të qeverisjes, duke ndërtuar një stabilitet institucional komunal, po e përcjell tek një brez i ri me plot vullnet e dashuri për të mirën e përbashkët qytetare”, theksoi më tej Ilazi.

Kryetari aktual premtoi mbështetje të pakushtëzuar për kandidatin Vishi gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

“Në këtë rrugëtim të ri, Profesor Sabedin Vishi do ta ketë mbështetjen time të pa rezervë, kurdo që kërkohet. Si nënkryetar komune ai ishte në shërbim të qytetarëve, ndërsa tani ka nevojë për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj.”

Deklarata përmbyllet me një thirrje për unitet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë:

“Me energji të re, përkushtim e respekt. Bashkë në punë, bashkë në garë. Së bashku për Kaçanikun që të gjithë e duam.”

Zgjedhjet lokale në Kaçanik pritet të sjellin një garë të fortë, ndërsa emërimi i Sabedin Vishit si kandidat ka ndezur diskutimet për vazhdimësinë e modelit aktual të qeverisjes lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes 27 vjeçari në vendin e punës dhe një tjetër lëndohet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img