Fshatrat Rahovicë, Komogllave, Greme dhe Gaçke kanë filluar të digjet, si pasojë e pakujdesisë njerëzore. Pavarësisht temperaturave të larta dhe kushteve jo të favorshme, ekipet e zjarrfikësve po punojnë pa ndërprerë, me përkushtim të madh dhe në kushte të vështira, për të ndalur përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës i bën apel të gjithë qytetarëve:
Të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.
Të mbrojmë së bashku pyjet, malet dhe pronën tonë.
Për të koordinuar më mirë reagimin dhe parandalimin e mëtejshëm, nesër në ora 10:00, në stacionin e Policisë në Ferizaj, do të mbahet një takim i përbashkët me përfaqësues të Komunës, Policisë, Zjarrfikësve dhe kryetarët e fshatrave, në mënyrë që secili të japë kontributin e tij gjatë kësaj kohe të vështirë.
Në rast të vërejtjes së tymit apo zjarrit, të njoftohen menjëherë shërbimet emergjente në numrin 193, policia në 192, apo Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në 048 111 161.

