18,07,2025

Policia Rajonale e Ferizajt shton masat për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe për mbarëvajtjen e aktiviteteve publike

Must Read

Ferizaj, 17 korrik 2025

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, ka mbajtur sot një takim pune me komandantin e stacionit policor në Ferizaj, Kapiten Ismet Dërvishi, komandantin e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, Kapiten Arsim Roshaj, si dhe komandantin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, Toger Fahrudin Veliu.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Shefi i Sektorit Rajonal të Operativës, Major Avni Uruqi.

Qëllimi i takimit ishte analizimi i situatës aktuale në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në qarkullimin e motoçikletave pa dokumentacion të rregullt, si dhe rritjen e ndjeshme të numrit të automjeteve gjatë sezonës së verës.

Drejtori Rajonal Pllana ka kërkuar shtimin e aktiviteteve policore në të gjitha akset rrugore, përmes koordinimit të ngushtë ndërmjet njësive relevante dhe hartimit të planeve konkrete të veprimit.
Ai ka theksuar nevojën për analiza të detajuara lidhur me shkaqet e aksidenteve dhe për shtim të prezencës policore, si me patrulla të uniformuara, ashtu edhe me zyrtarë në rroba civile dhe automjete zyrtare civile.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për organizimet publike që po mbahen në disa qytete të rajonit, të cilat janë të miratuara nga autoritetet komunale dhe përfshijnë koncerte e aktivitete me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm. Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtyre aktiviteteve, do të angazhohen policët e rendit të stacioneve përkatëse policore dhe operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh).


Të gjithë komandantët pjesëmarrës janë zotuar për angazhim të shtuar të zyrtarëve policorë nën menaxhimin e tyre dhe për zbatim të plotë të masave të dakorduara.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve publike, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve gjatë gjithë sezonës verore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img