02,01,2026

Operacion policor në Prishtinë, Ferizaj e Shtime, Bastisjet janë kryer në Agjencinë e Arkivave dhe atë Kadastrale

Must Read

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në tri komuna të vendit: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ku thuhet se operacioni është duke u zhvilluar nga njësitë relevante dhe se të gjitha veprimet po kryhen në bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, të cilin e ka dërguar zëdhënësi Baki Kelan

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img