Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 8 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:
- Dizajn Grafik dhe Multimedia;
- Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
- Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
- Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
- Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
- Informatika e Aplikuar;
- Inxhinieri Industriale me Informatikë.
Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 120 studentë të rregullt, prej të cilëve 16 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 4 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 4 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 4 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:
- Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn i Interierit;
- Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
- Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;
- Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni.
Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 02/07/2025 deri më 10/07/2025 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 02/07/2025 deri më datën 10/07/2025 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.
Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko