13,08,2025

Hapet ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

Must Read

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që është hapur në Galerinë e Arteve në Ferizaj, me autore artisten ferizajase Arbëresha Hasani Ameti dhe kuratorë udhëheqësin e Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu dhe artistin Albion Begisholli.

Në mesin e artistëve e artdashësve ferizajas, u prezantua puna disavjeçare e artistes ferizajase Arbëresha Hasani Ameti, vepra këto që spikasin stil të veçantë, të përshkuara nga modernja dhe gërshetimet me motive tradicionale shqiptare, që e bëjnë të veçantë artin e artistes Arbëresha Hasani Ameti.

Veprën e artistes Arbëresha Hasani Ameti e vlerësuan lartë profesori i artit, Haki Xhakli si dhe Udhëheqësi i Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu gjersa vet autorja, Arbëresha Hasani Ameti mes emocionesh u shpreh falënderuese për mbështetjen e vlerësimin për artin e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

LDK, dega në Ferizaj publikon emrat e kandidatëve për Asamble Komunale

Ferizaj, 13 Gusht 2025 Është publikuar lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga dega e Lidhjes Demokratike të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img