06,06,2025

Prani e shtuar e kafshëve të egra, policia apelon për kujdes dhe siguri në zonën malore të Shtërpcës

Must Read

Të nderuar qytetarë dhe vizitorë,

Bazuar në informacionet e mbledhura nga terreni, është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë së kafshëve të egra – veçanërisht e arinjve – në territorin e komunës së Shtërpcës.

Raportimet e përditshme tregojnë se këto kafshë janë parë në afërsi të vendbanimeve, çka paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve. 

Situata bëhet edhe më shqetësuese në zonat malore përreth Brezovicës, sidomos përreth liqeneve të Shtërpcës, me theks tek liqeni i Jazhincës, ku çdo ditë qëndrojnë një numër i madh turistësh dhe vizitorësh vendorë e të huaj.

Shumë prej tyre janë në kontakt të afërt me kafshët e egra, duke bërë fotografi dhe video nga distanca të papërshtatshme (vetëm 10-20 metra larg), veprime të cilat mund të çojnë në pasoja serioze për jetën e tyre.

Apelojmë ndaj të gjithë qytetarëve, sidomos familjeve me fëmijë, që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në natyrë dhe të shmangin çdo afrim ndaj kafshëve të egra.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të ndërmerren masa informuese dhe parandaluese, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Ferizaj

Ferizaj, 5 qershor 2025 – Sot është bërë promovimi zyrtar i stacionit të ri të autobusëve në qytetin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img