06,06,2025

Arrestohen 28 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat në Ferizaj

Must Read

28 persona janë arrrestuar nga policia rajonale e Ferizajt të cilët ishin të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, shkruan Periskopi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve.

Gjatë periudhës 26.01-01.06.2025 janë raportuar këto raste:

Veprat penale kundër pasurisë

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 6 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon:

3 raste në Ferizaj

1 rast në Shtime

1 rast në Kaçanik

1 rast në Hani Elezit

Veprat penale të dhunës në familje

Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon:

3 raste në Ferizaj

1 rast në Kaçanik

Realizimi i urdhëresave të gjykatës

Policia ka arrestuar 28 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Ftesë për bashkëpunim

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht

Me respekt,

Zyra Informimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Ferizaj

Ferizaj, 5 qershor 2025 – Sot është bërë promovimi zyrtar i stacionit të ri të autobusëve në qytetin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img