Ferizaj, 15.05.2025
Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”.
Gjatë ditës së parë të zbatimit, janë shqiptuar gjithsej 35 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit.