11,05,2025

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Must Read

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të suksesshëm, bashkëqytetarit tonë, Muhamet Karalija.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Karalija, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të suksesshëm e punëtorit të jashtëzakonshëm, bashkëqytetarit tonë, Muhamet Karalija. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës, mbeten të skalitura përjetësisht, pa lënë anash veprimtarinë e tij ndërmarrëse që kontribuoi për zhvillim e mirëqenie. Ngushëllime të sinqerta familjes Karalija, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës tibetiane në qytetin e Ferizajt

Ferizaj tashmë është bërë me një destinacion të ri turistik – të parin e këtij lloji në këtë komunë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img