02,05,2025

Përfundon me sukses kërkimi për personin e zhdukur në Kaçanik

Must Read

Pas disa ditë kërkimesh intensive, sot më 01.05.2025, rreth orës 09:55, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore personi i raportuar i zhdukur, H.J., 54 vjeçe, nga fshati Runjevë i Kaçanikut.

Operacioni i kërkimit, i cili nisi menjëherë pas raportimit më 27.04.2025, është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet njësive policore, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetarë. 

Në terren janë përdorur dronë me kamera termike dhe pajisje të posaçme për terrene të vështira.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh falënderim të thellë për të gjitha ekipet e përfshira dhe për qytetarët që kontribuuan me përkushtim në gjetjen e personit të zhdukur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

FER VOLLEY SHKRUAN HISTORI – KAMPION I KOSOVËS!

Fer Volley ka fituar titullin e parë të kampionit të Kosovës në volejbollin e femrave, pas një finaleje dramatike...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img