13,11,2025

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lëndohen katër persona

Must Read

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Veseli bëri të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK.

“Ju informojmë se më datë 06.04.2025, rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha mes të tjerash Veseli./ Gazeta Sinjali

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img