16,01,2025

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Must Read

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të cilat kanë ndodhur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Pas mbërritjes në vendngjarje, hetuesit policorë, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetimet fillestare kanë mësuar se persona të panjohur, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, kishin depërtuar me forcë në dy restorante, duke kryer vjedhje si më poshtë:

Në restorantin e parë janë vjedhur:

Tre televizorë dhe tre të tjerë janë dëmtuar (vlera rreth 6,000 euro).
Arka fiskale, një monitor dhe kabllo elektrike (vlera rreth 8,000 euro).
Është dëmtuar gjithashtu edhe dera e hyrjes.

Në restorantin e dytë janë vjedhur:

Një gjenerator elektrik (vlera rreth 1,400 euro).
Disa shishe alkoolike të ndryshme, vlera nuk dihet.

Pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, më 15.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër persona të dyshuar.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Personat e arrestuar janë:

M.G. (M/K), 21 vjeç
L.B. (M/K), 22 vjeç – të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Xh.G. (M/K), 33 vjeç dhe
G.H. (M/K), 32 vjeç – të dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale.”

Kurse sendet e vejdhura janë sekuestruar përkohësisht nga policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U sulmua fizikisht, Policia trajton rastin “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” në Ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast në Ferizaj të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img