23,04,2025

Pesë qendra mjekësore mbyllen në fshatrat e Ferizajt, shkak edhe mungesa e rrymës

Must Read

Viti 2025 ka nisur me sfida për qytetarët e Ferizajt, të cilët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, duke përfshirë edhe disa qendra të mjekësisë familjare.

Pesë qendra mjekësore në fshatrat Gaçkë, Varosh, Llozaj dhe të tjera janë mbyllur, duke lënë banorët pa shërbime bazike shëndetësore.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj ka deklaruar se mbyllja ka ardhur si pasojë e mungesës së stafit mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Kjo situatë u përkeqësua pas ndërprerjes së kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës Caritas Kosova, që kishte të punësuar qindra mjekë dhe infermierë.

Si pasojë, jo vetëm qendrat e fshatrave, por edhe ato kryesore kanë mbetur me mungesë të stafit.

Përveç kësaj, edhe qendra e mjekësisë familjare në fshatin Dardani nuk ka funksionuar për disa ditë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në linkun e videos më poshtë:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img