03,12,2024

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Must Read

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë më 28 nëntor. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka publikuar edhe videomesazhin e homologut të tij nga Ferizaj, Agim Aliu.

Veliaj shprehet se në 112 vjetorin e pavarësisë, Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare sjellin për herë të dytë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paradën e shqiptarëve.

“Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen ‘Paradës së Shqiptarëve’ më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Ferizajt për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare! Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, me mbështetjen e Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit “Paradën e Shqiptarëve”, shkruan Veliaj.

Në mesazhin e tij, Aliu thekson se më 28 nëntor Tirana është emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët, dhe bën thirrje për të gjithë bashkëkombasit që të bashkohen në paradë.

“Tirana e 28 nëntorit është emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët. Tirana më 28 nëntor, mirëpret bashkëkombasit me paradën e rrënjëve kuqezi, në ngjarjen më të madhe të shqiptarëve dhe me grupet kulturore, sportive e rinore që do të mbushin sheshet e Tiranës. Bashkë festojmë në Tiranë ditën e pavarësisë. Ejani edhe ju. Gëzuar”, shprehet ai.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/1594018508206160

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img