23,12,2024

Sulmi me thikë në Ferizaj – lirohet personi që u ndalua dje, arrestohet sot “i dyshuari kryesor për therjen”

Must Read

Një rast i rëndë ka ndodh dje në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka therur me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Burri Ekrem Sadiku që u arrestua dje se i dyshuar për rastin sot është liruar, pasi, sipas Prokurorisë ai nuk ka qenë i përfshirë në therjen e katër personave.

Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media

“Personi që fillimisht është dyshuar – nuk ka qenë ai – është zbuluar gjatë hetimeve. Sot është arrestuar personi kryesor i dyshimit. Arrestimi i tij ka ndodh në orën 04:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

“Personi i parë i arrestuar dhe i liruar dhe ky që është arrestuar sot – nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin”.

Ndryshe, rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë Rajonale në Ferizaj

Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jeni njoftuar se një person i dyshuar ka therrur me armë të ftohtë (thikë) katër persona, në tri rrugë të Ferizajt dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të shumta të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në bazë të informatave të para të siguruara nga terreni, si dhe informatave nga dëshmitarët është ngritur dyshimi, se personi që ka kryer veprat është  E.S ( M/K) i moshës 59 vjeçar, të cilin pas një pune intensive të kërkimit është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Nga terreni janë siguruar videoinçizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari  i kësaj ngjarje,  sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekrra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është  ndaluar në mbajtje për 48 orë,  deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme.

Hetuesit rajonal kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, për derisa me datën 12.11.2024 rreth orës 03:00 të mëngjesit një person tjetër me inicialet F. I ( M/K) i moshës 62 vjeçar nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E.S është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I  është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img