14,08,2025

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Must Read

Nuk është hera e parë që N.P.L “Ambienti” po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth shkollave në Ferizaj.

Shkolla fillore “Ahmet Hoxha” ishte vendi ku N.P.L “Ambienti” vullnetarisht rregulloi dhe ngjyrosi rrethojat e shkollës por edhe u kujdes në rregullimin e oborrit.

Energji e mirë dhe përkushtim për komunitetin nga N.P.L “Ambienti” Sh.A!

“Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju punën vullnetare të ekipit tonë, i cili u përkushtua për të përmirësuar mjedisin në shkollën “Ahmet Hoxha”.

– Rrethojat janë ngjyrosur plot dashuri dhe përkujdesje

– Hapësirat poshtë rrethojave u mbyllën për sigurinë e të gjithëve

– Bari u kosit dhe tani ka një gjelbërim të mrekullueshëm

– Pishat u krasitën për një pamje të freskët dhe të pastër

– U bë një pastrim i plotë i hapësirave përreth

Me këto përpjekje, synojmë ta bëjmë këtë shkollë një vend edhe më të sigurt dhe të bukur për të gjithë nxënësit dhe komunitetin.

Falënderime të sinqerta për ekipin tonë punëtor dhe përkushtues!, thuhet në njoftimin e N.P.L “Ambienti”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

LDK, dega në Ferizaj publikon emrat e kandidatëve për Asamble Komunale

Ferizaj, 13 Gusht 2025 Është publikuar lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga dega e Lidhjes Demokratike të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img