16,10,2024

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Must Read

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të Qytetit” në nyjet që lidhin rrugët urbane “Ahmet Kaçiku”, “Brigada 161”, “Brahim Ademi”, “Tahir Sinani”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bedri Asllani” dhe “Ramadan Rexhepi”, ku pas përfundimit të segmenteve të rrugës “Brahim Ademi” dhe “Ramadan Rexhepi” punimet janë zhvendosur në rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Brigada 161” dhe “Bedri Asllani”, prandaj më datë 08.10.2024 (E Marte) e deri në përfundim të punimeve do të bëhet mbyllja e disa segmenteve të këtyre rrugëve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e nënkalimit.

Rrugët alternative për qarkullimin e automjeteve në komunikacion nga kjo datë mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Emin Duraku”, rruga e nënkalimit “Latif Hasani” dhe rrugët brenda hapësirave të qendrës tregtare “Village”, ndërsa vendosjen e pengesave (barrierave) për sigurinë në komunikacion dhe shenjave të trafikut për orientimin në komunikacion do ta kryen operatori ekonomik i cili është duke bërë ekzekutimin e projektit.

Ndalohet qarkullimi i transportit ndër-urban në rrugën “Ahmet Kaçiku” (segmenti Stacioni i Autobusëve – Stacioni Policor) në linjat Ferizaj-Prishtinë-Ferizaj, Ferizaj-Lipjan-Ferizaj dhe Ferizaj-Gadime-Ferizaj.

Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve sipas nevojës të asistojnë në mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacion.

Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim dhe mirëkuptim !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img