18,12,2024

Detaje nga raporti i Policisë për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një polic dyshohet se vrau një 89-vjeçar. Policia ka theksuar se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare, raporton Express.

Në raportin 24 orësh thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25. Aty përmendet se i dyshuari është dorëzuar në stacion

“VRASJE-Fsh. Bibaj, Ferizaj  16.08.2024 – 19:25. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, thuhet në raport.

Viktima është Sadri Sadriu, që sipas raportimeve në media është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani.

I dyshuar për vrasjen është polici Festim Ramadani. Vrasjen dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.

I njëjti është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës. Bazuar në informacionet fillestare, IPK thotë se dyshimet janë se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .

“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK’së.

Majori Qazim Reka ka bërë me dije se polici nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar, duke shtuar se motivet ende nuk dihen.

“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është F.R dhe viktima është S.S….Motivet nuk dihen ende. Nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar”, tha Reka.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë”

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj do të iu njoftoj me kohë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, IPK ka njoftuar më vonë se është arrestuar edhe një i dyshuar.

“Lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar. Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img