18,12,2024

Hapet segmenti i parë i nënkalimit të ri në Ferizaj

Must Read

Sot u hap për qarkullim nënkalimi për automjete një vepër kapitale e infrastrukturës rrugore.

Në një ceremoni të mbajtur në mbrëmje, morën pjesë shumë qytetarë, derisa veturat e bashkatdhetarëve dhe banorëve të Ferizajt ishin të parat që kaluan nëpër segmentin e sapopërfunduar të nënkalimit.

Kryetari Agim Aliu e cilësoi këtë projekt si një vlerësim dhe respekt për bashkatdhetarët që ndodhen në vendlindje për pushime, duke e përshkruar nënkalimin si një “dhuratë” për ta.

“Ky degëzim i ri rrugor përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin urban të Ferizajt,” tha Aliu në postimin e tij në Facebook, duke shtuar se nënkalimi i ri do t’i japë qytetit një pamje më moderne dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Projekti i nënkalimit është një nga investimet kryesore në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe pritet të luajë një rol kyç në zhvillimin e mëtejshëm urban të Ferizajt.

“Ta gëzojnë ferizajasit! Urime!” përfundoi Aliu, duke shprehur kënaqësinë e tij për përfundimin e suksesshëm të këtij projekti

default
default
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img