22,06,2025

Ndërron jetë prof Dr. Nijazi Zylfiu

Must Read

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit të shkencave, profesorit universitar, ish drejtorit të Shkollës Normale në Ferizaj, të respektuarit bashkëvendas tonë, Nijazi Zylfiu.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes Zylfiu, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të një prej emrave të spikatur të shkencës, doktorit të shkencave e profesorit të respektuar, ish drejtorit të Shkollës Normale në Ferizaj, ferizajasit të shquar, Nijazi Zylfiu. Vepra e tij shkencore, me kontributin e pashoq që dha për dekada profesor Zylfiu, do të mbesin trashëgimi e çmuar ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes Zylfiu, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta Ekrem Jashari —Baci, një ndër figurat më të hershme të rezistencës në Ferizaj

Me dhimbje e pikëllim të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta të Bacë Ekrem Jasharit, në Gjenevë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img