04,07,2025

Drejtoria Rajonale e Policisë në bashkëpunim me komunën e Ferizajt realizojnë projektin ” Dita ndërkombëtare e fëmijëve”

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkërendim me komunën e Ferizajt realizoi projektin ‘’Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.

Me këtë rast policia para fëmijëve prezantoi të gjitha njësitet dhe ekspozoi pajisjet me të cilat punon.

Ndërkaq, këtij aktiviteti iu bashkangjiten edhe pjesëtarët e FSK -së, KFOR-it, Brigada e Zjarrëfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.

Fëmijët patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e secilit institucion dhe të marrin foto me të gjithë.

Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj uron të gjithë fëmijët për ditën e tyre, që ata të rriten të sigurt, me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img