22,12,2025

Policia kap shoferët me dronë në vijë të plotë, 200 euro gjobë dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj

Must Read

Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë me nga 200 euro, 2 pikë negative për për shtetasin kosovar si dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 23.05.2024 në dy raste të ndara, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”.

“Këto kundërvajtje janë identifikuar përmes dronit të policisë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative (vetëm për shtetasin kosovar) dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img