07,09,2025

Shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Must Read

Policia e Kosovës sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.G. (24), i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri për trafikun parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia e Ferizajt fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img