17,11,2024

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Must Read

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik – dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.

Policia në vazhdimësi po njofton për gjobitjen e atyre që shkelin ligjin.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në Ferizaj, Policia e Trafikut e ka gjobitur shoferin e një autobusi.

I riu u dënua me 200 euro gjobë, pikë negative, por edhe me masë mbrojtës për disa muaj.

“Policët e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar shoferin e autobusit V.M (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili me autobus ka bërë tejkalimin në vijë të plotë të një veture.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Kjo informatë është dërguar nga një qytetar me fotografi.” – ka njoftuar Policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img