20,12,2024

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Must Read

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Qe dy ditë, i zhdukur po rezulton edhe një i ri nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj, rast ky që u raportua nga bashkëshortja e saj, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e gruas, burri i saj ka dalë nga shtëpia më 23 prill dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sipas informacioneve të para, i riu para se të largohej kishte marrë mijëra euro dhe dokumentet e tyre personale.

Pas denoncimit të rastit, njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e 23-vjeçarit, por i njëjti akoma nuk është hasur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img