17,05,2024

Nesër mbyllet përkohësisht për qarkullim një pjesë e rrugës “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj

Must Read

Komuna e Ferizajt me anë të kësaj shkrese ka njoftuar se më datë 07.04.2024 (E diel) duke filluar nga ora 07 00 [h] deri në ora 19 00 [h] do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës urbane “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti i rrugës prej kryqëzimit me rreth-rrotullim me rrugën urbane “Vëllezërit Gërvalla” – Bashkimi i Qytetit e deri te kryqëzimi me rreth rrotullim me rrugët urbane “Rexhep Bsilimi” dhe “Gursel dhe Bajram Sylejmani” (Stacioni Autobusëve), për arsye të asfaltimit të rrugës urbane “Ahmet Kaçiku”.

Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në komunikacion në këtë ditë dhe kohë të caktuar mund të përdoren rrugët “Hamëz Jashari”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “12 Qershori”, kurse vendosjen e pengesave dhe shenjave për orientimin në komunikacion do ta kryen operatori ekonomik.

Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve sipas nevojës të asistojn në mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img