Policia në Ferizaj ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 20-vjeçar i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore për veprën penale “dhunim”.
I njëjti ishte i dënuar me 18 muaj burgim.
Komunikata:
Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Me datën 03.04.2024 rreth orës 20:00 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar E.H ( M/K) i moshës 20 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘ Dhunim” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18 ) muajve dhe pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dēnimit
Policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.