26,11,2024

Nga dita e Hënë mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës nga nënkalimi deri te rruga “Rexhep Bislimi”

Must Read

Njoftohen të gjithë qytetarët ferizajas se me datën 11.03.2024 (E Hënë) duke filluar nga ora 07 00 [h] deri në përfundim të punëve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit në rrugën urbane “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti prej kryqëzimit me rreth-rrotullim me rrugën urbane “Vëllezërit Gërvalla” – Bashkimi i Qytetit e deri te kryqëzimi me rreth rrotullim me rrugët urbane “Rexhep Bsilimi” dhe “Gursel dhe Bajram Sylejmani” (Stacioni Autobusëve), do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në një kahe, për arsye të rifillimit të punëve në rikonstruktimin e rrugës “Ahmet Kaçiku”.

Rrugë alternative për qarkullimin në komunikacion të mjeteve motorike që nuk kalojnë masën më të madhe se 3.5 ton, nga kjo datë mund të përdoren rrugët urbane “Hamëz Jashari”, “12 Qershori” dhe “Dëshmorët e Kombit”, kurse të gjitha nisjet nga Stacioni i Autobusëve në linjat ndër-urbane dhe urbano-periferike të orientohen nëpërpmjet rrugës urbane “Rexhep Bislimi”, ndërsa kthimet anasjelltas mund ti realizojnë nëpërmjet rrugës urbane “Ahmet Kaçiku”.

Vendosjen e pengesave dhe shenjave të trafikut për orientimin në komunikacion do ta kryen operatori ekonomik.

Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img