13,05,2024

Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane bashkëbisedojnë me Policinë e Kosovës në Ferizaj për sigurinë në komunitet

Must Read

Pasditen e sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe drejtues nga Policia e Kosovës në Ferizaj, si zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, z. Ismet Dervishi e të tjerë, mbajtën takim me kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane ku temë ishte siguria në komunitet si dhe aspekte të tjera të sigurisë të cilat u paraqitën nga kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane.

Ky takim, ishte edhe takim njohës mes drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe kryetarëve të zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane me qëllim koordinimi e bashkëpunimi në fusha të ndryshme në interes të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img