24,11,2024

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për rastin e dhunimit në Kaçanik

Must Read

Ferizaj, 10 Janar 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën –  e moshës nën 16 vjet, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyre, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme –të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 193 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1  të KPRK-së.     

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img