Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka folur për investimet kapitale të Qeverisë së Kosovës për vitin 2024 për komunat e vendit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ekzekutivi nuk ka ndarë fare buxhet për investime të reja kapitale në disa komuna.
“Ka me qenë problem funksionimi i komunave të tjera siç është Komuna e Ferizajt, Gjakovës e të tjerë. Në ndarjet buxhetore të vitit 2024 nuk janë paraparë nga Qeveria, duke pasë parasysh se vetëm Ferizaj përbën 30 për qind si tatimpagues vjetor i shtetit, e shohim se ka një pabarazi nga Qeveria për projekte të ndryshme”.
“Ajo çka do të ballafaqohen kryetarët do të jetë që të shohin mundësi të tjera të financimit të projekteve të tyre”, ka thënë Gajtani.