24,11,2024

21 vjet burgim dhe 5 mijë e 500 euro gjobë ndaj katër të akuzuarve për vrasjen në Ferizaj, njëri lirohet nga akuza

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia dhe Rinor Jashari, duke i dënuar me 21 vjet burgim dhe 5 mijë e 500 euro gjobë (së bashku), për vrasjen e B.Q., në shtator të 2020-ës në Ferizaj. Ndërsa, i akuzuari Mërgim Atanasova u lirua nga akuza.

Shpallja e aktgjykimit ndaj pesë të akuzuarve, është bërë të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ilir Bytyqi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Muhaxheri për veprën penale “Vrasje” është dënuar me 16 vite burgim.

Të akuzuarit Balia dhe Bajralia për veprën penale në bashkëkryerje “Pjesëmarrja në rrahje”, secili veç e veç janë dënuar me nga 2 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari Jashari, për veprën penale “Kanosja” është dënuar me gjobë prej 5 mijë e 500 euro, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, për shkak se nuk është provuar se ka kryer këtë vepër.

Kurse, i akuzuari Atanasova, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, është liruar nga akuza pasi që nuk është provuar se ka kryer këtë vepër penale.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike janë udhëzuar në kontest të rregullt juridik.

Gjyqtari Bytyqi ka njoftuar se të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Ndërsa, në dënimin me burgim, do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, më 7 korrik 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia, Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova, duke i dënuar me 22 vite e 7 muaj burgim dhe 5 mijë e 500 euro gjobë për vrasje të rëndë në Ferizaj.

Ndërsa, më 14 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen në rigjykim rastin ku pesë të akuzuarit Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia, Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj më 30 nëntor 2023 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Leonit Muhaxherit edhe ndaj të akuzuarve Albin Balia dhe Eugen Bajralia. Ndërsa të akuzuarit Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova u liruan nga akuza. Më 24 nëntor, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Naim Rudari ka parashtruar kërkesën pasurore- juridike në vlerë prej 1 milion euro./BetimipërDrejtësi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img