21,11,2024

Diellza Dedushi fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Këngës Popullore “Kosovarja Këndon”

Must Read

Është mbajtur edicioni i 51 -të i Festivalit të Këngës Popullore “Kosovarja Këndon”, ku bashkoi zëra të vajzave të talentuara. Çmimin kryesor në këtë festival e fitoi Diellza Dedushi, me këngën “Pashë rininë tënde”. Këtë çmim e ndau anëtari më i vjetër i Ansamblit të Këngëve dhe Vallave “Kastriotët”, Murat Baliu.

Vendin e dytë i takoi Elona Sadikut, ku këtë çmim e ndau shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, Albion Sherifi,ndërkaq çmimi i tretë kësaj radhe i takoi Alma Haxhiu Halabaku të cilin e ndau drejtori i arsimit, Afrim Llabjani.

Çmimi special “Nexhmije Pagarusha”, iu nda Aurela Krasniqit me këngën “Një lule”, e cila fitoi edhe çmimin “Skënder Idrizi”, ndërsa këtë çmim e ndau gazetari Afrim Kurti, nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” nga Ferizaj.

Ky festival është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërsa kanë marrë pjesë 14 soliste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img