22,11,2024

Zjarr i madh në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Must Read

Një zjarr relativsht i madh e ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK. Në videon e siguruar nga Nacionale, shihet qartësisht zjarri dhe tymi që del nga IML-ja.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë zhvillim dhe është në pritje të një përgjigje nga ky institucion.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga Policia raportohet se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se janë rrugës për në vendin e ngjarjes, që është afër QKUK-së, spitalit më të madh të Kosovës.

“Është djegur një zyre e objektit në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet.” – ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img